Wednesday , 19 December 2018

FAMILJET E NGUJUARA GJATË 2017-es NË QARKUN SHKODËR

Mbi 40 familje vijojnë të jenë të ngujuara në Qarkun e Shkodrës. Një shifër e tillë bëhet e ditur nga kryetari i misionit të pajtimit të gjaqeve në Qarkun Shkodër, Nikollë Shullani, gjatë një interviste për Tv Rozafa. Ai tha se 12 familje janë të ngujuara në Pukë, 33 në Tropojë, si edhe 45 në Qarkun e Lezhës.

Por, në krahasim me vitet e tjera, numri i vrasjeve në 2017 ka qënë më i vogël. Në rrethin e Shkodrës janë rregjistruar 6 vrasje, 3 në qytet dhe 3 në fshtra, por asnjëra përsa i përket gjakmarrjes.

Ndër të tjera, Shullani thekson se është tepër e vështirë të pajtosh familjet që janë në gjak në Qarkun Shkodër.

Lexoni dhe kete

TV ROZAFA, LIVE NGA TIRANA NE PROTESTEN E STUDENTEVE

Ashtu siç ishte parashikuar, këtë të hënë është organizuar protesta kombëtare e studentëve në Tiranë. …