Breaking News

FARMACISTET NE SHKODER NE PROTESTE

Farmacistët në disa qytete të vendit kanë mbyllur dyert në shenjë proteste në lidhje me çmimet e barnave të vendosur në listën e rimbursueshme. Edhe në Shkodër farmacitë janë mbyllur dyqanet në shenjë protestë në lidhje me kontratën e rimbursimit të barnave . Edhe në këto qytete protesta ka qenw dy orwshe nga ora 11 deri nw ora 13:00.

Farmacistët thonë se futja e beftë e listës së barnave të rimbursueshëm u ka krijuar atyre një dëm financiar, pasi disa barna që i kanë blerë më shtrenjtë, tani janë të detyruar t’i shesin me gati një të dytën e çmimit dhe askush nuk ua rimburson.

Kjo ndodh sa herë hyn në fuqi lista e re e barnave me rimbursim, por nëse do të ishin njoftuar më parë atëherë dëmi financiar, sipas tyre do të ishte më i vogël. Farmacitë kundërshtojnë edhe kontratën e re, që sipas tyre janë detyruar ta nënshkruajnë, ndërkohë që u janë dyfishuar gjobat.

 

Lexoni dhe kete

NDIHMA PER FAMILJEN GJONI NE MIRDITE, PUBLIKIMI I RASTIT NE TV ROZAFA

Publikimi ne Televizonin Rozafa i gjendjes së vështire ekonomike të familjes Gjoni në Velë të …