Wednesday , 1 April 2020

FATMIR KOLECAJ KA TENTUAR VETEVRASJEN NE VITIN 2017

Teksa vijon te jete ne arrati, detaje të reja kanë dalë në dritë, në lidhje me autorin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e së martës në Kodër-Rrëshen të Mirditës. 47-vjeçari Fatmir Kolecaj, ka tentuar vetëvrasjen në kohen kur ishte i burgosur në Shënkoll të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 12 shtatorit të vitit 2017-të, teksa ai vuante dënimin për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Në njoftimin e policisë në atë kohë thuhej se në ambjentet e brendshme të burgut, në dhomën e tij, Fatmir Kolecaj, është vetëplagosur me një send të mprehtë të prodhuar në mënyrë artizanale. Ai ka qenë lënduar në pjesë të ndryshme të trupit dhe është tajtuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Këto veprime të Kolecajt kishin ardhur nën kushtet e rënduara psikologjike të cilat ishin rënduar pas arrestimit dhe burgosjes së tij. Për këtë ai ka marrë mjekim në spital dhe më përmiresimin e gjendjes psikologjike të tijë ai është rikthyer sërish në qelinë ku vuante dënimin.

Duke ju referuar kësaj ngjarje nuk përjashtohet mundësia se edhe vrasjen e ish gruas së tijë Esmeralda Filopati dhe vëllait të saj Vladison Filopati ta ketë kryer në kushte të rënduara psikologjike, por kjo pritet të zbardhet pas ndalimit të tij nga policia. Kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e 47-vjeçarit vijojnë pa ndërprerje, ndërsa dyshimet janë se ai qëndron i fshehur në malet e Mirditës.

Lexoni dhe kete

NIS FUNKSIONIMI I PLOTE I GJYKATES SE LEZHES

Tre muaj pas pezullimit të pjesës më të madhe të proceseve gjyqësore si pasojë e …