Wednesday , 17 January 2018

FATMIR MEDIU FLET NE ASAMBLENE PARLAMENTARE TE OSBEE

Kreu i PR-së dhe deputeti Fatmir Mediu ishte i pranishëm në sesionin e 26-të të Asamblesë Parlamentare të OSBE që u mbajt në Minsk.Gjatë fjalës së tij, Mediu e ka vënë theksin tek zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, ndërsa është shprehur se votat janë blerë dhe mazhoranca ka bërë presion mbi votuesit.Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Senati dhe Kongresi Amerikan.

Mediu ka falënderuar misionin vëzhgues të OSBE-së duke theksuar qëndrimin e tyre për blerjen masive të votës dhe presionin mbi votuesit.“Kërkova angazhimin e tyre në mënyrë që Shqipëria të mos shkoj nga një qeveri e korruptuar në rrugën e korruptimit të shoqërisë dhe zgjedhjeve.Po ashtu vura theksin në situatën e terrorizmit dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit”, është shprehur kreu i PR-së Fatmir Mediu.

Nga Senati dhe Kongresi Amerikan ishin të pranishëm senatori Wicker, Cohen, Cong Hudson, Engel, King Goodlatte, Jackson, HULTGREN, Lee. Dhe përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit Johnston Moore.

Lexoni dhe kete

BASHA: NUK KA SHQIPERI NE BE, PA DREJTESI QE NDESHKON KRIMIN

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili bën përgjegjës opozitën se po pengon aspiraten europiane …