FATMIR MEDIU ZHVILLON VIZITE NE PARLAMENTIN GJERMAN

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim në Bundenstag me anëtare të Parlamentit Gjerman të CDU dhe SPD. Në një njoftim për shtyp, ai tha se shqetësimi i Gjermanisë për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri janë prezentë në çdo takim.

Ndërsa shtoi se sipas informacioneve zyrtare gjermane dhe britanike krimi i organizuar, trafiku i drogës me ndikim dhe lidhje në qeverinë shqiptare është një problem serioz qe ka tejkaluar Shqipërinë dhe është prezent në shumë vende të Evropës. Ai shtoi se Rama po kërkon të zhvilloj zgjedhje farse ne 30 qershor, vetëm me një kandidat të zgjedhur prej tij.

“Në takimin e Berlinit zhvillova takime në Bundenstag me anëtarë të Parlamentit Gjerman të CDU dhe SPD, Volkmar Klein, Albert Ëeller, Frank Heinrich (Chemnitz), Andreas Schëartz, Bernd Rutzel etj. Shqetësimi në Gjermani për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, janë prezent në çdo takim. Informacionet zyrtare Gjermane dhe Britanike tregojnë se krimi i organizuar, trafiku i drogës me ndikim dhe lidhje në qeverinë shqiptare, është një problem serioz që ka tejkalur Shqipërinë. Ai është prezent në shumë vende të Europës.
Në takime theksova se në Shqipëri qëllimisht është shkatërruar sistemi kushtetues, qëllimisht po shkatërrohet pluralizmi politik. Vjedhja e votave nga bandat, me urdhër të Rilindjes në 2017, e kanë futur Shqipërinë në një krizë të paprecedente. Rama po kërkon të zhvillojë zgjedhje farse në 30 qershor, vetëm me një kandidat, të zgjedhur prej tij. Shqipëria është në prag konflikti, prandaj mbështetja e Bundestagut, veçanërisht deklarata e Z Johann Ëadephul, dhe Christian Schmidt, janë një mbështetje për ndalimin e marrëzisë së Ramës.” – shkruhet në postimin e shpërndarë nga Mediu.

Lexoni dhe kete

ADEMI: KRIM ELEKTORAL ME 30 QERSHOR

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka depozituar në prokurori padin ndaj shkeljeve të kryera …