FATURIMI I UJIT PA KONTRATE, PROBLEM NE LEZHE

Në Lezhë uji është faturuar për abonetët familjarë edhe pse ata nuk kanë asnjë kontratë me ndërmarrjen e ujësjellësit, apo ish komunat e bashkitë. Problemi u përcoll në zyrat e Bashkisë, nga banorë të njësisë administrative të Balldrenit.Ata e konsiderojnë vjedhje pagesën që u kërkohet vetëm, sepse një tub uji mund të ketë kaluar pranë banesave të tyre.

Nëse qendrojnë pretendimet, kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj ka siguruar se asnjë familje nuk do të paguajë për këto debi.

Task-forca e ngritur për ujin në Lezhë ka nisur veprimin, bizneset dhe institucionet shtetërore do të merren të parat shembull për të kaluar më pas tek konsumatori familjar.

Lexoni dhe kete

ISMAIL MUÇEJ, NJE JETE NE SHERBIM TE DIJES

Një aktivitet kushtuar Ismail Muçej është zhvilluar pasditën e së dielës në qytetin e Shkodrës. …