Saturday , 20 January 2018
Breaking News

FAVORIZUAN PERSONIN QË U PAGOI HOTELIN,APELI SHPËTON 3 GJYQTARËT

Ja gjyqtarët që përfituan nga personi nën hetim

Tre gjyqtarët shkuan për të parë derbin e Spanjës

Gjykata e Apelit Durrës ka refuzuar të pezullojë nga detyra tre gjyqtarë të akuzuar për korrupsion, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjykata e Apelit nuk e ka pranuar kërkesën e Krimeve të Rënda për të pezulluar gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.

Këta gjyqtarë akuzohen për korrupsion, pasi kanë shkuar në Spanjë dhe kanë parë ndeshjen Barcelona-Real Madrid. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dyshime të forta se udhëtimi i tre gjyqtarëve drejt Spanjës është paguar dhe financuar nga një person që gjyqtarët e kishin në proces gjykimi. Prokuroria pretendon se nëpërmjet kartës së kreditit të personit nën hetim është paguar hoteli i ku kanë fjetur tre gjyqtarët në Spanjë.

Është vërtetuar nëpërmjet letër-porosisë se hoteli është paguar nga karta e kreditit të një personi që gjyqtarët e kishin në proces gjykimi. Bëhet fjalë për një proces civil dhe tre gjyqtarët kanë marrë vendim pro personit që ka paguar hotelin me kartë krediti.
Krimet e Rënda iu drejtuan pak ditë më parë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, duke kërkuar pezullimin e zyrtarëve, por ka qenë gjyqtari Luan Haziri që ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë, duke mos pranuar pezullimin e tre gjyqtarëve.
Çfarë pritet të ndodhë?
Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka regjistruar emrat e tre gjyqtarëve në regjistrin e personave nën hetim, në këtë fazë të hetimit Prokuroria do t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të marrë një vendim mbi pezullimin e këtyre gjyqtarëve.
Tre gjyqtarët janë pjesë e Vettingut, pra në listën e personave që do të hetohen. Është provuar që ata kanë udhëtuar në të njëjtën datë dhe me të njëjtin avion drejt Spanjës. Kjo çështje tashmë do të jetë dhe nën hetim nga anëtarët e Vettingut.

Lexoni dhe kete

BASHKIA SHKODËR DHE BANKA BOTËRORE, BASHKËPUNIM PËR RRUGEN E THETHIT

Më në fund, zona turistike e Thethit do të njohë ndërhyrje nga Bashkia Shkodër. Kjo …