FAZA PERGATITORE NE MAL TE ZI, ZBARDHET LISTA E LOJTAREVE TE VLLAZNISE

Eshte zbuluar lista e lojtareve te Vllaznise qe kane udhetuar dje drejt Beranes se Malit te Zi. Keshtu 24 lojtare jane grumbulluar nga tekniku Armando Cungu per fazen pergatitore ne vendin fqinj. Lista nis me porten, ku aktualisht Vllaznia ka ne perberje vetem 2 portjere, Erind Selimaj dhe Alen Sherri. I pari nuk ka firmosur akoma me kuqeblute, per shkak te disa kushteve te kontrates se re. Per kete arsye, edhe drejtuesit shkodrane jane akoma ne kerkim te nje portjeri tjeter.

Edhe pse kane ardhur shume portjere ne prove, deri me tani asnjeri prej tyre nuk ka bindur. Me pas, mbrojtesit qe kane udhetuar me skuadren jane: Antonio Marku, Olsi Gocaj, Denis Pjeshka, Erdenis Gurishta, Nuredin Orelesi. Samet Ruqi dhe Armenis Kukaj. Nga ana tjeter, reparti i mesfushes eshte reparti me i mbipopulluar te shkodranet. Lojtare si Ardit Krymi. Alsid Tafili. Florind Bardulla. Edon Hasani, Arsid Kruja dhe Gilman Lika japin nje siguri te madhe ne kete repart per sezonin e ri te Vllaznise. Natyrisht pa harruar edhe emrat e rinj si: Uendi Vecaj, Sinisha Rajçeviq, Endi Brahimi, Denis Miloti dhe Belajdi Pusi. Nderkohe persa i perket sulmit behet fjale per lojtaret Erald Çinari, Arlind Kalaja, Charles Atsina dhe Zabit Mehmedaj.

Edhe ne kete repart, si ate te portes, eshte i nevojshem afrimi i nje tjeter sulmuesi me pervoje. Por, nuk duhet harruar fakti se ne ditet ne vijim me skuadren pritet te bashkohet edhe mbrojtesi Enes Isufi, i cili eshte grumbulluar keto dite me kombetaren U-19. Ekipi i Vllaznise do te qendroje per nje periudhe prej 10 – 12 ditesh ne Berane.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FEMRA NIS PËRGATITJET PËR “CHAMPIONS LEAGUE”

Pasi ka mësuar emrat e ekipeve kundërshtare, Vllaznia në futboll për femra ka nisur përgatitjet …