Wednesday , 21 February 2018

FEDERATA VENDOS: VLLAZNIA- TEUTA SHTYHET PËR TË HËNËN

Ndeshja Vllaznia- Teuta e vlefshme për javën e 20-të të Superligës shqiptare nuk do të luhet ditën e dielë siç ishte njoftuar fillimisht por një ditë më pas. Ky është vendimi që ka marrë Federata Shqiptare e Futbollit e cila ka vendosur që kjo ndeshje të luhet të hënën në orën 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Në Shkodër mendojnë se kjo shtyrje ka ardhur ngaqë Teuta do të luajë të mërkurën për kupë dhe ka kërkuar edhe një ditë më shumë në dispozicion për t’u përgatitur për ndeshjen e kampionatit ndaj Vllaznisë e cila është shumë e rëndësishme për ta. Por ndërkohë në kampin shkodran kjo nuk ka ndryshuar asgjë. Pasditen e së hënës, ekipi ka vijuar me procesin e zakonshëm stërvitor por përpara saj, ekipi ka zhvilluar analizën e ndeshjes së kaluar me Lushnjën. Në të ka marrë pjesë edhe administratori Gjyrezi.

Siç ka bërë të ditur vetë klubi shkodran përmes komunikatës së shpërndarë, ekipi ka marrë vlerësimet e duhura për fitoren e arritur në Lushnjë por nga ana tjetër, është kërkuar që përqendrimi i skuadrës të mos ulet sepse atë e pret një sfidë edhe më e fortë, ajo e rradhës me Teutën. Por sakaq, vetë futbollistët në fjalën e tyre nuk kanë dashur të marrin merita për fitoren me lagunarët duke thënë se kanë bërë thjesht detyrën dhe kanë premtuar që të vazhdojnë të luajnë edhe më mirë në sfidën e së hënës. Ndërkohë, trajneri Gjoka përveç anëve pozitive që shfaqi skuadra në sfidën e luajtur në “Roza Haxhiu”, është ndalur edhe tek disa mangësi që ajo shfaqi në momente të caktuara të kësaj ndeshje dhe që duhen riparuar për takimin tjetër. Pas kësaj analize, ekipi ka vijuar me procesin stërvitor teksa ka rënë në dy mungesa e dy mesfushorëve Lika e Bardulla të cilët po kalojnë një gjendje gripale.

Lexoni dhe kete

GJOKA: FITORJA NDAJ TEUTËS ISHTË NJË FITORE QETËSIE

Fitorja e së hënës ndaj Teutës i ka dhënë qetësinë e duhur Vllaznisë në rrugën …