Friday , 21 February 2020
Breaking News

FEMIJA NGA MAMURRASI PREKET NGA ZGJEBJA

Sikur të mos mjaftonte drama që po përjetojnë familjet që kanë mbetur jashtë shtëpive, të shkatërruara apo të shpallura të pabanueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, mes tyre është shfaqur sëmundja e zgjebes. Një rast i tillë është konstatuar në një nga hotelet e Shëngjinit ku janë të strehuar përsonat e ngelur të pastrehe nga tërmeti. Burime nga Njësia Vendore e Shëndetësisë në Lezhë bëjnë me dije se i prekur nga kjo sëmundje infektive është një 5 vjeçar nga Mamurrasi.

Menjëherë pas konstatimit ai është izoluar dhe po merr mjekimin e nevojshem nga bluzat e bardha në spitalin e Lezhës. Po ashtu janë izoluar edhe familjaret e 5 vjeçarit nga frika e përhapjes së sëmundjes edhe pse deri në këto momente ata nuk rezultojnë të jenë të infektuar. Bluzat e bardha bëjne me dije se familja 4 anetareshe nga Mamurrasi kanë qëndruar disa ditë në çader dhe aty mendohet se është infektuar 5 vjeçari.

Zgjebja është një sëmundje infektive që shfaqet nga kushtet jo të mira higjieno-sanitare, por edhe përmes kontaktit të lëkurës. Duke nisur nga ky rast institucionet shëndetësore po monitorojnë të gjithë përsonat e prekur nga tërmeti që janë strehuar në zonen e Shëngjinit. Në të tre hotelet ku janë të strehuar këta banore janë vendosur ekipe mjeksore të cilët qëndrojnë aty përgjatë 24 oreve.

Lexoni dhe kete

NGA RRËZIMI I BUSTIT TË DIKTATORIT DERI MË SOT… NJËSOJ

Plot 29 vite më parë, 20 shkurt 1991 qytetarë e kryesisht të rinjtë, rrëzuan bustin …