Wednesday , 26 June 2019

FEMIJET E FAMILJES NDOJ NEN KUJDES NGA SHTETI

Pas fatkeqësisë së ndodhur në Pukë ku një çift humbi jetën pas zjarrit që dogji shtëpinë dhe 4 fëmijë mbetën jetimë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përmes strukturave të saj të Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Shërbimin Social Shtetëror ka marrë menjëherë masat duke mbledhur grupin teknik multidisiplinar për menaxhimin e rastit. Pasi u bë vlerësimi i nevojave, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës në koordinim me organizatat partnere dhuruan veshmbathje, pako ushqimore dhe karrocë për gjyshen e paralizuar që shpëtoi nga zjarri, duke u angazhuar për mbështetjen e familjes në vazhdimësi.

Ndërkohë ka nisur procedura për pajisjen me status jetimi të 4 fëmijëve dhe ka nisur menjëherë identifikimi i një familjeje të përshtatshme që do të marrë në kujdestari 4 fëmijët e mitur si zgjidhja më e mirë e mundshme. Në bashkëpunim me Bashkinë Pukë 4 fëmijëve u është caktuar një pension social dhe bashkia ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë.

Aktualisht fëmijët janë të strehuar tek gjyshja e tyre deri në përcaktimin e kujdestarisë. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës do të vijojë të ndjekë nga afër fëmijët për çdo nevojë që do të paraqitet në vijim.

Lexoni dhe kete

DORËHIQET DREJTORI I BURGUT TË REÇIT

Ndryshime në burgun e Reçit në Malësi të Madhe. Kështu, drejtori i këtij burgu, Gëzim …