Thursday , 22 February 2018

FEMIJET E KOMUNITETIT ROM NE RRUGE, SFIDE PER BASHKINE SHKODER

Femijet e komunitetit Rom vijojne te jene nje sfide per Bashkine Shkoder. Edhe pse eshte premtuar qe shperndarja ne rruget e qytetit te Shkodres se ketyre femijeve do te eleminohet duket se nje gje e tille akoma nuk ka ndodhur dhe as nuk do te ndodhe per nje kohe te gjate. Por, nje ngjarje e pakendshme eshte rregjistruar kete te Diele ne qender te qytetit te Shkodres. Ekipi i Skenderbeut ka udhetuar qe mbremjen e se shtunes drejt Shkodres. Por, teksa lojtaret e Skenderbeut po shkonin nga hoteli ku ishin akomoduar drejt autobusit te ekipit jane perballur me nje situate aspak te kendshme. Fëmije dhe gra te ketij komuniteti ne qytetin e Shkodres u afruan prane lojtareve duke u kerkuar te holla. Natyrisht, keto te fundit u vendosen edhe ne siklet perballe nje situate te tille, duke krijuar edhe nje imazh negativ per qytetin e Shkodres.

Femijet e komuniteti rom ne fakt dalin çdo dite ne qendrat e qytetit te Shkodres ne kerkim te parave, edhe pse Bashkia Shkoder pretendon se nje fenomen i tille eshte drejt zhdukjes. Nga ana tjeter, sherbimi social ne Bashkine Shkoder ka miliona leke ne buxhet dhe reagon ne shume pak raste perballe ketij fenomeni.

Lexoni dhe kete

NDIHMA DHE USHQIME PËR SHTËPINË E FËMIJËS 6–16 VJEÇ NË SHKODËR

Ambasada Kineze në vendin tonë ka dhuruar këtë të hënë disa ushqime dhe ndihma të …