Monday , 17 September 2018

“FEMIJET ROM DHE EGJIPTIAN NUK PO PRANOHEN NE SHKOLLA”

Drejtuesit e shkollave në Lezhë refuzojnë të regjistrojnë fëmijet rom dhe egjiptin në shkolla.Shqetësimi është ngritur nga Drejtori i Qendres “Shenjta Mari” Luçuano Levri, i cili prej shumë vitesh merret me shkollimin e kësaj shtresë të shoqërisë.Sipas Levrit ky është një veprim i papreçedent, pasi e drejta për shkollim është për të gjithë fëmijet.

“Duket sikur jemi kthyer sërish në vitet e mëparshme, ku për të regjistruar një fëmije në shkollë u bënte një luftë të madhe.Ka drejtues shkollash në Lezhë të cilët na refuzojnë për të regjistruar fëmijet rom dhe egjiptian nëpër shkolla.Kjo është absurde, pasi çdo fëmije e ka të drejten e shkollimit.Nëse ky problem nuk do marrë zgjidhje ne do dalim në proteste sepse kemi 7 fëmije që nuk i don asnjë në shkollë.Këta fëmijë kanë dëshirë për të shkuar në shkollë dhe po ju privohet kjo e drejtë”.

Këto deklarata Drejtori i Qendres “Shenjta Mari” Luçiano Levri i bërë gjatë shpërndarhes së çanteve dhe mjeteve të tjera shkollore për fëmijet në nevoje.

Lexoni dhe kete

42 VITE PAS NDERTIMIT, RIKONSTRUKTOHET SHKOLLA E VELIPOJES

Shkolla “Nikollë Zogorjani” është e vetmja shkollë në njësinë administrative Velipojë e ndërtuar nga viti …