FERDINAND JAKU: SEZONI I FUNDIT, POZITIV PËR “JUBAN DANJA”

Në vend të pestë e ka mbyllur kampionatin e fundit ekipi i futbollit të femrave të Juban Danjes. Një vend ky që ka kënaqur pjestarët e këtij ekipi sepse ky ka qenë edhe objektivi i vënë në fillimin e sezonit ngaqë përbërja e tij ka qenë kryesisht me vajza të reja.

Presidenti Ferdinand Jaku në një prononcim për televizionin Rozafa ka falenderuar të gjithë pjestarët e ekipit për kontributin e dhënë dhe ka evidentuar disa nga gjërat pozitive të këtij sezoni.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me pretendimet për sezonin e ardhshëm, presidenti Jaku do të shtonte.

Në historinë e tij 14 vjeçare, ekipi i parë i futbollit të femrave në vendin tonë, ka si arritjen e tij më të madhe fitimin dy herë të Kupës së Shqipërisë. Një sukses ky që e bën këtë ekip ndër më të vlerësuarit në gjithë këto vite dhe padyshim që ambicjet janë për të bërë gjëra të mira edhe në të ardhmen.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FIRMOS ME NJË TJETËR AMERIKAN

Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka bërë realitet një tjetër goditje në merkato. Pas amerikanit …