Breaking News

FERMAT BLEGTORALE DREJT FALIMENTIT

Fermat blegtorale, që pas krizës së vitit 2008, u panë një zgjidhje e mirë për diversifikimin e investimeve për disa biznese, që tradicionalisht ishin të lidhura me aktivitetin e ndërtimit dhe tregtisë, sot po rezultojnë një zhgënjim. Jo vetëm ato, por i gjithë sektori i organizuar në ferma blegtorale, ka hyrë në një cikël falimentimi për shkak të kostove të larta që ka krijuar mungesa e ekonomisë së shkallës, nga njëra anë, dhe informaliteti i lartë, nga ana tjetër.

Operatorët pohojnë se nga 16 fermat e mëdha të gjedhit, vetëm 4 prej tyre janë me të njëjtët pronarë, teksa të tjerat janë shitur ose kanë falimentuar. Edhe pse investimet në sektor janë shtuar, numri i bagëtive, sidomos për gjedhin, ka pësuar rënie krahasuar me një dekadë më parë. Nga të dhënat zyrtare të INSTAT shihet se numri i krerëve të gjedhit më 2016 ka rënë me 30% në krahasim me vitin 2001, numri i dhive ka rënë me 8% dhe gjithashtu në rënie të lehtë është edhe numri i deleve. Nga 450 baxho dhe fabrika, vetëm 150 janë të regjistruara.

Barra fiskale është rritur së tepërmi, si për taksat lokale dhe ato qendrore dhe skema e subvencioneve është deformuar dhe nuk po shkon në destinacion. Të paktën 10 operatorë me aktivitet në fermë blegtorale në të gjithë vendin pohuan një situatë të vështirë dhe se kanë nxjerrë aktivitetin në shitje.

Lexoni dhe kete

RIKTHEHET NE NORMALITET STACIONI I POMPAVE TE UJIT NE TRUSH

Tashmë gjithçka është normalizuar në stacionin e pompave të ujit të pijshëm në Trush pas …