FERMERET E KOSMAÇIT NË VËSHTIRËSI

Fshati Kosmaç është furnizuesi kryesor i Shkodrës dhe zonave për rreth me produktet bujqësore ndërsa fermerët ky vit për shkak të pandemisë i ka dëmtuar së tepërmi. Kam hedhur 3 ton sallatë jeshile pasi nuk ka shitje. Punojmë por nuk ka treg dhe nuk shohim një dritë në fund të tunelit, shprehet kështu Zija Gerbeti fermer nga fshati Kosmaç i Bashkisë Vau Dejës.

Fetah Hazizi po kryen vjeljen e lakrave pasi siç shprehet do dëmtohen ndërsa sivjet nuk ka shitur asgjë. Janë 4 dynym lakër që ka mbetur në fushë. Sallatat jeshile kanë mbetur stok dhe duhen hedhur pasi tregun kryesor kanë restorantet, por edhe tregun e lirë. Kostoja për të nxjerr prodhimet në treg është e lartë ndërsa kjo situatë na ka shkatërruar shprehet kështu Alim Hafizi i cili ka rreth 2 dynym me sera të mbjella.

Ai shton se i gjithë mundi dhe investimi ka shkuar dëm. Ndërsa mbështetje dhe subvencione nuk kanë pasur. Janë rreth 100 hektar sera në fshatin Kosmaç të Bashkisë së Vaut të Dejës ndërsa dëmi i shkaktuar nga bllokimi i lëvizjes ka ka shkaktuar dëm të lartë ekonomik për 450 familjet e këtij fshati.

Lexoni dhe kete

LEZHE, SEKTORI I TURIZMIT NE KRIZE

Pandemia COVID-19 po jep ndikim mjaft negativ në sektorin e turizmit në rajonin e Lezhës. …