Friday , 30 October 2020

FERMERI NGA LEZHA QË NUK BESON TE SKEMA E QEVERISË

Nard Koleci është një fermer nga Fishta e Lezhës dhe merret me kultivimin grurit si edhe të disa kultura të tjera bujqësore.

Ai është prej fermerëve shqiptarë që nuk shpresojnë se do të përfitojnë nga skema e qeverisë për naftë të lirë për bujqësinë.

Sipas fermerit nga Fishta e Lezhës kostoja për punimin e tokës në Shqipëri mbetet shumë e lartë, ndërsa probleme kanë edhe me cilësinë e farërave.

Lezha është një rajon bujqësor nga ku e kanë të varur jetesën shumë familje, ndaj edhe mbështetja për këtë sektor shihet me mjaft rëndësi.

Lexoni dhe kete

MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, në kuadër të mbylljes së muajit të ndërgjegjësimit …