Monday , 26 October 2020

FERMERIT NGA TRUSHI I NDERPRITET ENERGJIA ELEKTRIKE

Me kane nderprere energjine elektrike, pasi nuk kam paguar faturat qe me kane ardhur. Ne fatura shkruhet se kam harxhuar 30 mije leke te reja ne muaj, ku nje gje e tille nuk eshte aspak e vertete. Kjo eshte ankesa e fermerit nga fshati Trush i qytetit te Shkodres, Lush Ndoci, i cili nje shqetesim te tille e shfaq ne Tv Rozafa.

Ai shton se do ti pergjigjet shtetit per aq sa energji ka shpenzuar, por jo te paguaje shifra te tilla dhe kerkon vendosjen para drejtesise per personat pergjegjes qe kane bere kete veprim te qellimshem ndaj tij.

Fermeri nga Trushi, Lush Ndoci, njihet per protestat qe ka zhvilluar per kushtet e veshtira ekonomike qe ai po kalon prej disa kohesh. Tashme problemeve ekonomike, i shtohet edhe mungesa e energjise elektrike dhe faturat e larta qe duhet te paguaje per rikthimin e energjise.

Lexoni dhe kete

VJERDHA: TË HËNËN RIKTHEHEM NË PUNË

Nga e hëna, Fuat Vjerdha do të kthehet në krye të Gjykatës së Apelit të …