Wednesday , 18 September 2019

FESTA E ASHURËS NË SHKODËR

Besimtarët bektashinjë kanë festuar këtë të mërkurë Festën e Ashurës. Një përkujtim tashmë tradicional me rrënjë fetare që vjen si një kujtesë e një prej ditëve më të rëndësishme, e cila shpreh rifillimin e një shprese, që pothuajse kishte humbur. Në cermoninë e pritjes në teqen e tarikatit islam “Haxhi Shehj Ali Kruja” në Shkodër përfaqësuesit e komuniteteve fetare përcollën mesazhet e tyre të urimit në këtë festë.

Nuk mungoi një urim edhe nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Në këtë ditë, besimtarët përkujtojnë simbolin e sakrificës së Imam Hyseinit, i cili u sakrifikua për të mbajtur të pastër fenë, qe e solli gjyshi i tij Muhamed Mustafa.

Lexoni dhe kete

HAPEN TE GJITHA SHKOLLAT E RAJONIT TE VERIUT

Në të gjitha shkollat e rajonit të veriut ka nisur këtë të hënë viti i …