FESTA E KORPIT TË KRISHTIT

Kisha Katolike ka festuar festën e Korpit të Krishtit. Besimtarë të shumtë ishin të pranishëm në Katedralen e Shën Shtjenfit të Shkodrës në meshën e shenjte, e cila u celebrua nga Famullitari i Shkodrës Dom Vlash Palaj, i cili u shpreh se jeta duhet të ushqehet me korpin dhe gjakun e Krishtit dhe se Gjaku i Krishtit është vetë jeta.

Solemniteti i Korpit e Gjakut të Krishtit Zot është festa e Eukaristisë, Sakrament, në të cilin, Jezus Krishti la kujtimin e gjallë të Pashkëve të Tij, ngjarje qendrore në historinë e njerëzimit. Është diçka e bukur që në këtë festë besimtarët shtrëngohen rreth të Shenjtnueshmit Sakrament të Eukaristisë – do të thotë rreth Korpit e Gjakut të Jezu Krishtit Zot e Shëlbues – për ta adhuruar, dhe Atë e shoqërojnë me procesion nëpër rrugë, sheshe, duke shpreh, me shumë shenja devocionin, fenë në Krishtin e Gjallë dhe gëzimin për praninë e Tij në mes tyre.

Lexoni dhe kete

MBROJTJA DHE PASTRIMI I MJEDISIT

Bashkia e Shkodrës vijon aktivitetet sensibilizuese për mbrojtjen dhe pastrimin e mjedisit në territorin e …