FESTA E REPUBLIKES SE ITALISE

E kthye në traditë festa e Italisë është kremtuar edhe këtë vit në ambientet e Konsullatës Italiane në Shkodër. Me rastin e 72 vjetorin e vjetorit të krijimit të Republikës së Italisë ishte ambasadori Alberto Cutillo i cili falenderoi të pranishmit, dhe sqaroi se brenda muajit nis puna për kthimin e godinës së konsullatës në pallatin Italia.

“Falenderoj orkestren për ekzekutimin e hymneve, ju miq që jeni prezent në këtë ditë të bukur që të festojmë festen e Italisë, në godinën më të vjetër të prezencës tonë këtu. Shpresoj që vitin tjetër t’iu presim brenda këtyre mjediseve, kur të kenë mbaruar punët për rikonstruksionin e konsullatës. Ky muaj njohu në Itali lindjen e qeverisë së re, 3 muaj pas zgjedhjeve. Ishte pritja më e gjatë e historisë së republikës tonë dhe tani kemi pritshmëri të mëdha për shumë angazhime të rëndësishme që e prtesin qeverinë tonë. Në Shqipëri mund dhe shpresoj tek Zoti që të arrihet hapja e negociatave. Italia është e bindur prej kohësh për këtë çeshtje, duke njohur progreset, por edhe duke i dhënë mbështetje e besim reformave që të ecin përpara. Jam besimplotë që të gjithë do të angazhohen me forcë që të arrihet kjo rrugë e nisur. Ndihma dhe asistenca e Italisë nuk do të mungojë kurre. Kam këtë bindje se miqesia dhe bashkëpunimi jonë, që dua të quaj “të bërit sëbashku” , besoj që do të forcohen më tej për të ardhmen e përbashkët.”

2 Qershori shenon festën e republikës së Italisë ndërsa cdo vite kremtohet edhe në këtë qytet i cili ka lidhjet e hershme me Italinë. Në ceremoni moren pjesë përfaqësues të pushtetit vendor në Shkodër, autoritetet fetare si dhe miq e të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës sociale të qytetit të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

TREGTARET E SHENGJINIT NE PROTESTE PARA BASHKISE LEZHE

Dhjetra shitës ambulant të Shëngjinit janë dyndur pranë dyerve të bashkisë Lezhë, pasi kjo e …