“FESTA E SHEGËS”

Për të tretin vit radhazi, në Njësinë Administrative Ana e Malit, Bashkia e Shkodrës ka organizuar “Festën e Shegës”. Është një panair që promovon vlerat e banorëve dhe territorit, me tradita të hershme dhe të kultivuara në vite. Panairi është një mundësi shumë e mirë për të promovuar produktet e zonës e sidomos shegën që i ka dhënë emrin e festës.

Panairi tërheq interesin jo vetëm të fermerëve dhe blegtorëve të zonës, por edhe miqtë të ardhur nga njësitë e tjera administrative siç jane edhe turistë për shkak të afërsisë me pikën e kalimit kufitar të Muriqanit.

Lexoni dhe kete

BANORËT E LAGJES SKËNDERBEG MARRIN MBËSHTETJEN E INSTITUCIONEVE

Banorët e lagjes Skënderbeg në qytetin e Shkodrës duket se tashmë kanë edhe mbështetjen e …