FESTA E “SHËN KJARËS”

Ka qënë një javë e mbushur me aktivitete dhe ngjarje për manastirin e “Shën Kjarës” në Shkodër, që u përmbyll mbrëmjen e së dielës me meshën që përkujton këtë shenjte të kishës katolike. E udhëhequr nga arqipeshkëvi imzot Angelo Massafra, mesha e shenjtë përveç misionareve të urdhërit Klarise, bëri bashkë edhe besimtarë e rregulltare të urdhërit Françeskan. Arqipeshkvi i dioqezit Shkodër – Pult, Imzot Angelo Massafra tha se qëllimi i Shën Kjares ka qenë të imitojë Krishtin.

E lindur në 16 korrik 1194 në Asizi, Kjara ishte bijë e Favrone Offreduccios dhe Ortolanës. Emri i saj është i lidhur ngushtë me atë të Shën Françeskut.

Lexoni dhe kete

MYFTINIA SHKODËR NË NDIHMË TË SHOQATËS SË INVALIDËVE SHKODËR

Myftinia Shkodër vijon të jetë në ndihmë të shtresave në nevojë, veçanarisht në muajin e …