FESTA E ZOJES SE KESHILLIT TE MIRE

25 vite më parë me rastin e festës së Zojës së Këshillit të Mirë, pajtorës së Shqiptarëve në vendin tonë do mbërrinte në viziten e tij baritore historike për mbarë Shqipërinë Shën Gjon Pali i dytë. Ndalesa e parë do ishte tek Kisha rrëzë Kalasë së Rozafës ku edhe sot pas 25 vitesh u kremtua mesha e shenjte nga Arqipeshkvi i Dioqezit Shkodër Pult Imzot Angelo Massafra.

I pranishëm në Meshën Shenjte ishte edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta i cili u shpreh se vizita e papa gjon Palit është një dëshmi e fortë e rrugëtimit të Shqipërisë drejtë familjes Europiane.

Në meshën e kremtuar me rastin e Zojës së Këshillit të Mirë dhe vizitës së Shën Gjon Palit të dytë, ishin të pranishëm ipeshkvijët Shqiptarë, rregulltarë dhe rregulltare si dhe besimtarë të shumtë. Vizia e Gjon Palit të dytë në Shqipëri në mars të vitit 1993 shënon edhe rimëkëmbjen e Kishës Katolike në Shqipëri.

 

Lexoni dhe kete

VELEÇIKU ‘PRODHON’ DEBATE NE MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK M.MADHE

Miratimi i disa ndryshimeve në statusin e qëndres së klubit sportiv shumësportësh të Veleçikut të …