Tuesday , 16 January 2018
Breaking News

“FESTA KOMBETARE E AUSTRISE” NE SHKODER

Kjo ishte pershendetja e ambasadorit austriak ne vendin tone, Johan Sattler, ne “Festen Kombetare te Austrise”. Aktiviteti festiv u organizua mbremjen e se Premtes ne qytetin e Shkodres. Ne fjalen e tij, Sattler, u shpreh i kenaqur qe feston ne Shkoder Festen Kombetare te Austrise dhe se ky qytet ka shume investime austriake.

[ Jam shume i lumtur qe festoj Festen Kombetare te Austrise ne qytetin e Shkodres. Eshte nje dite e vecante per ne, pasi festojme sovranitetin e plote te Austrise pas Luftes se Dyte Boterore. Per mua eshte e rendesishme qe ndodhem ne Shkoder ne kete date te rendesishme, pasi ne kemi qene per Shqiperine ketu ne dite shume te veshtira, duke ofruar mbeshtetjen tone. Jam i kenaqur qe nuk jetojme vetem me historine, pra me te kaluaren por edhe me te tashmen. Ketu ne vendin tuaj ka shume investime austriake, sic eshte edhe ne Shkoder shkolla “Peter Mahringer”. ]

I pyetur per ngjarjet e fundit politike ne vendin tone, Sattler nuk preferoi te bente nje koment. Nga ana tjeter, konsulli i nderit te Austrise ne Shkoder, Gjergj Leqejza, beri me dije se viti i ardhshem eshte vendosur te quhet viti i kultures austro-shqiptare.

Ne kete aktivitet festiv te shtetit austriak moren pjese kryebashkiakja e Shkodres Ademi, kryetarja e keshillit te Qarkut Shkoder Bardeli, si edhe drejtues te disa institucioneve ne Shkoder.

Lexoni dhe kete

HARROHET 14 JANARI NE SHKODER

Me 14 janar të vitit 1990 disa të rinjë të Shkodrës si Rin Monajka, Dedë …