FESTAT E FUNDVITIT, AKU BLLOKON 123 BIZNESE E GJOBIT 139 TË TJERA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka  bllokuar gjatë këtij muaji aktivitetin e 123 subjekteve dhe ka gjobitur 139 njësi të tjera që tregtonin jashtë kushteve higjeno saniatare. Për të garantuar sigurinë ushqimore në tregjet e vendit në ditët e festive të fundviti kur dhe fluksi i blerjeve ushqimore është tejet i lartë, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Agim Ismaili ka urdhëruar  “Për intensifikimin e inspektimeve në operatorët e biznesit ushqimor” me fokus kryesisht produktet e konsideruara me risk.
Rezulton se në qarkun Tiranë , Durrës, Fieri, Gjirokastër, Shkodër, Korçë e Berat janë sekuestruar sasi produkti mishi dhe peshku që tregtoheshin jashtë kushteve higjieno-sanitare.

Në rang kombëtar AKU ka kryer në total 921 inspektime në subjektet e tregtimit të mishit, peshkut, bylmetit, supermarkete, markete, magazina frigoriferike,  pastiçeri, fast food e restoranteve.

Për shkeljet dhe parregullsitë e konstatuara në zbatimit të ligjit për sigurinë ushqimore, AKU ka paralajmëruar 219 subjekte ndërsa ka bllokuar  27589 ton mish e produkte të tij, 0.357 ton peshk, 0.1 ton produkte qumështi, 0.1437 ton  duhan, 2.6622 ton produkte brumi /uthull, leng limoni , arra, dhe 0.004 ton patatina. AKU i bënë apel qytetarëve që të blejnë ushqimet e mishit, peshkut, bylmetit dhe vezët, vetëm në tregje që plotësojnë kushtet e higjenes dhe standardet frigoriferike. Njëkohësisht AKU i kërkon qytetarëve që të denoncojnë çdo rast abuzimi të tregtarëve, prodhuesve apo importuesve të produkteve ushqimore.

Lexoni dhe kete

PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” NE LAÇ

Të marten ne mbremje kulmuan ditet e pelegrinazhit në Kishen e “Shna Ndout” në Laç.Me …