Wednesday , 17 January 2018

FESTE DHE DHURATA PER FEMIJET JETIM NE LEZHE

Festat e fundvitit kanë sjellë një atmosfere të gëzueshme për fëmijet jetim në Lezhë.Për ta ka menduar Deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili falë mbështetjes së Shërbimit Social dhe bizneseve organizoi një aktivitet dhe shpërndau dhurata për fëmijet jetim si dhe ndihma për familjet në nevojë.Deputeti, Ndreu deklaroj se mbështetja për këtë kategori sociale do të jetë e vazhdueshme në të ardhmen.

Të pranishem në këtë aktivitet prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi dhe Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Luneda Sufali, falenderuan të gjithë ata që përgjigjen pozitivisht thirrjes për të ndihmuar këta fëmije.

Fëmijet jetim të Lezhës u argëtuan për disa ore, duke kaluar disa çaste nën ritmet e muzikes dhe lojrave të ndryshme.

Lexoni dhe kete

SHTYHET ME 2 DITE APLIKIMI PER SKEMEN E RE TE NDIHMES EKONOMIKE

Aplikimi për ndihmën ekonomike sipas skemës së re ka bërë që Ministria e Mirëqenies sociale …