Në moderimin e shkodranit të natyralizuar Enkel Demi dhe këngëtarës së mirënjohur shkodrane Rosela Gjylbegu ka startuar edicioni i 6 i festivalit të këngës qytetare “Luleborë” në Shkodër.
Ashtu si edhe vitet tjera, u prezantuan rreth 16 këngë nga kompozitore të mbarë trevave shqiptare, ndërsa pati edhe risi si rikthimi i të madhes Justina Alia e cila zgjodhi që të jetë pjesë e konkurimit…
Festivali u vlerësua lartë nga mjeshtrat e muzikës të cilët ishin të pranishëm në natën e parë…
Festivali “Luleborë” këtë vit ka sjellë këngë të reja dhe kompozitore të rinjë, pasi në vitin e 6 të tij ka arritur të afirmohet si një festival i promovimit të vlerave muzikore qytetare.