Thursday , 27 February 2020

FESTOHET NË SHKODËR VITI I RI 2020!

E kthyer në traditë tashmë, viti i ri 2020 është pritur me fishekzjarre në vendin tonë. Natyrisht, edhe në qytetin e Shkodrës, qytetaret dolën për të festuar në qendër të qytetit.

Pavarësisht temperaturave të ulëta, qytetarët shkodranë mbushën rrugët kryesore të qytetit, duke u bërë kështu pjesë e festimeve për vitin e ri. Fatmiresisht, gjatë festimeve nuk ka pasur incidente gjatë hedhjes së fishekzjarreve nga qytetarët. Kësisoj, edhe këtë vit, ashtu si një vit më parë, situata ka qenë më e qetë. Kjo edhe falë gatishmërisë së forcave të policisë rrugore, që ka qenë prezente në rrugët e qytetit të Shkodrës gjatë ndërrimit të viteve.

Nga ana tjetër, TV Rozafa ka qenë LIVE në natën e ndërrimit të viteve, duke përcjellur atmosferën për qytetarët shkodranë që nuk kishin mundësi të ishin të pranishëm në qendër të qytetit.

Lexoni dhe kete

FUSHATA E NDËRGJEGJËSIMIT ANTI- KANABIS NË SHKODËR

Si çdo vit, Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, kanë …