Tuesday , 19 November 2019

FESTOJMË PËR GJERMANINË, PO DOLI KOHA KUJTOHEMI EDHE PËR VLLAZNINË

Insert.

Kjo është festa e tifozëve gjermanë pas fitores në shtesë 2 – 1 ndaj Suedisë. Një fitore që mban në lojë gjermanët për të vijuar më tej. Kjo festë nuk është në Berlin apo ndonjë qytet tjetër të Gjermanisë, por në Shkodër. Aty ku Gjermania gati-gati ka të njëjtën vlerë me Kombëtaren Shqiptare. Them kështu, pasi nuk ka pasur festime të mëdha pas kualifikimit të Shqipërisë në Europianin e Francës. Nuk kishte festime as para dy netësh, kur dy shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan ndaj Serbisë dhe festuan me shqiponjë, duke bërë krenarë miliona shqiptarë, natyrisht edhe shkodranë. Në fakt, një festë e tillë nuk të bën përshtypje, pasi jemi mësuar më të tilla pamje në Shkodër, por të festohet në mënyrë të tillë pas një fitore në ndeshjen e dytë në grup duket e habitshme. Për më tepër, këtë vit, këto tifozë shkodranë që dalin në rrugët e qytetit të Shkodrës, kanë Vllazninë e tyre në Kategorinë e Parë. Ndoshta një pjesë e tyre ndjekin apo mbështesin edhe Vllazninë. Por, nga ana tjetër besoj dhe shpresoj që Vllazninë duhet ta kenë më afër se Gjermaninë, por mesa duket nuk ndodh kështu.

– Insert.

Kaq ishte pjesëmarrja e tifozëve shkodranë para pak javësh në protestë për privatizimin e Vllaznisë dhe rënien e skuadrës një kategori më poshtë. Kaq pak. Shihet qartë që mbrëmë në krahasim me protestën kishte shumë më shumë tifozë. Imagjinoni rastet kur Gjermania të kualifikohet nga grupi ose të kalojë raundet deri në finalë. Atëherë festa do të zgjastë ndoshta për disa orë. Po, sikur këto tifozë të dilnin të festonin në këtë mënyrë për Vllazninë? Ose të protestonin për Vllazninë kur ajo po binte në humnerë, a thua do kishte pasur fatin e rënies nga kategoria skuadra shkodrane? Besoj që jo, por siç shihet në vendin tonë jemi mësuar të festojmë për të tjerët. Vllaznia është e Shkodrës dhe shkodranëve, ndërsa Gjermania e gjermanëve. Nuk është e vështirë për tu kuptuar dhe e qartë se për cilën duhet bërë tifo më shumë.

Mjafton kaq për të kuptuar se festa të tilla nuk e zbukurojnë Shkodrën, përkundrazi. Nuk më duket e drejtë të festosh në një mënyrë të tillë, kur skuadrën e Vllaznisë e shkatërruan. Aq më pak këtë vit. Skuadrën e qytetit të atyre shkodranëve që festojnë për Gjermaninë po e përdorin dhe nuk dihet çfarë do të ndodhë me të në sezonin e ri. Nuk do i shërbejë aspak Shkodrës, e fitoi apo jo kupën e botës Gjermania. Për to rëndësi duhet të ketë Vllaznia. Por, kur do e kuptojnë një gjë të tillë? Ah, po, nuk e kam vetëm me tifozët gjermanë, por edhe ato brazilianë dhe italianë. Mendoni njëherë të mbështesni skuadrën e qytetit tuaj në këtë mënyrë që mbështesni kombëtaret e huaja dhe ju garantoj se edhe Vllaznia do ecë më përpara. Botërorë të mbarë dhe mos harroni ta ndiqni Vllazninë në Kategorinë e Parë….

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA RIGJEN FITOREN, MUND 3-1 SKËNDERBEUN

Pas humbjes javën e kaluar në Tiranë ndaj Farkës, ekipi i Vllaznisë në volejboll për …