Wednesday , 18 September 2019

FINALIZOHET OPERACIONI ANTI-DROGË I KODUAR “LISEN”

Policia e Shkodrës ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Kështu është finalizuar operacioni anti-drogë i koduar “Lisen”. Gjithashtu janë sekuestruar 60 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe është arrestuar 1 shtetas, ndërsa janë proçeduar penalisht 3 të tjerë. Policia njofton se në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, u arrestua në flagrancë shtetasi: P. F., 38 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës dhe u proceduan penalisht shtetasit E. M.,A. F. dhe Z. P, të tre banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës.

Mbi bazën e informacioneve se këta shtetas kishin fshehur në fshatin Lisen, në një zonë të pyllëzuar lëndë narkotike, Policia ushtroi kontroll duke bërë të mundur gjetjen e një sasi prej 60 kg lëndë narkoitike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë krehjes së zonës, në momentin që policia është afruar tek vendi ku u gjet lënda narkotike, shtetasi P. F. ka tentuar të largohet, por është kapur nga shërbimet e policisë gjatë ndjekjes. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lexoni dhe kete

KALIM I PALIGJSHËM I KUFIRIT, ARRESTOHEN 2 SHTETAS

Policia e Shkodrës ka parandaluar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për dhënie ndihmë …