FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “TAKSISTI”

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin dhe goditjen e tentativës për Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se tre taksitë po transportonin disa shtetas afganë, pas një pune të mirëorganizuar finalizuan operacionin e koduar “TAKSISTI”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. K. 54 vjeç, banues në fshatin Listanaj, Peqin.
G. M. 43 vjeç, banues në fshatin Paskuqan, Tiranë,
I. B. 53 vjeç, banues në lagjen Nr.6 Tiranë,

Arrestimi i tyre u bë pasi në rrugën nacionale Lezhë – Shkodër, në fshatin Melgushë, Vau Dejës, në afërsi të një karburanti, u kapën duke transportuar me tre automjete Taxi, 12 shtetas me shtetësi Afgane, të cilët kishin destinacion Malin e Zi, e më pas vendet e BE.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale ‘’Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, e kryer në bashkëpunim”.

Lexoni dhe kete

LEZHE, SEKUESTROHEN 95 KG DROGE DHE 11 MIJE EURO

Policia e Lezhës ka goditur një rast tentativë për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar …