Tuesday , 27 October 2020

FINALIZOHET OPERACIONI “STROKE”

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin “Stroke”, për parandalimin dhe goditjen e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Në pranga kanë rënë 5 shtetas, pasi transportonin disa shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Sipas policisë, këta shtetas gjatë rrugës po i transportonin shtetasit e huaj, i kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhnin sendet personale. Si rezultat u identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: G. N., 23 vjeç, Z. P., 32 vjeç, K. N., 26 vjeç, T. M., 39 vjeç dhe A. D. 24 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Të arrestuarit e sipërpërmendur dyshohet se kanë marrë disa shtetas të huaj të vendeve të treta, me qëllim për t’i transportuar për në Mal të Zi. Gjatë rrugës për të shmangur Policinë kanë ndryshuar drejtim duke i futur në pyllin e fshatit Grudë dhe aty kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhin sendet personale, por nuk kanë mundur dot dhe janë larguar. Pas hetimeve intensive, u bë identifikimi dhe kapja e autorëve të dyshuar, të cilët u arrestuan për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ” Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete, me të cilat dyshohet që janë transportuar këta shtetas. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

AKSION PER LOJERAT E FATIT NE LEZHE DHE KURBIN

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët …