FINALJA E FESTIVALIT TE SHAHUT NE SHKODER

Pasditën e së martes është organizuar finalja e Festivalit të Shahut. Një aktivitet i cili për herë të parë u organizua nga Bashkia Shkodër dhe i ndarë në tre raunde. Festivali startoi që me 26 maj dhe morën pjesë rreth 30 shahista nga qyteti i Shkodrës. E pranishme ishte edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, që foli për organizimin e këtij festivali.

Ndërkohë fitues u shpall Erjon Vogli.

Në raundin e parë morën pjesë nxënës të shkollave 9 vjeçare të Bashkisë Shkodër, në raundin e dytë më të mirët e raundit të parë me përfaqësues të gjimnazeve, ndërsa në raundin e tretë morën pjesë më të mirët e raundit të parë, ish-shahista dhe qytetarë të cilët iu përgjigjen ftesës për të marrë pjesë në Festivalin e Shahut.

Lexoni dhe kete

‘RIKTHEHET’ DËBORA NË SHKODËR

Qyteti i Shkodrës është zgjuar mëngjesin e kësaj të mërkurë nga reshjet e dëborës. Dëbora …