Sunday , 13 October 2019
Breaking News

FINANCIM NË SISTEMIN E UJËSJELLËSIT NË BASHKINË SHKODËR

KfW dhe SECO do të financojnë në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimeve të ujërave të zeza në Bashkinë Shkodër. Bashkia Shkodër është përzgjedhur duke u bërë pjesë e programit të Infrastrukturës Bashkiake. Gjatë takimit me përfaqësues të KfW dhe përfaqësues të Ambasadës Zvicerane, u diskutuan prioritetet, projektet për investime që Bashkia Shkodër ka paraqitur për financim.

Investimi prej 27 milion Euro, pjesë e kredisë së KfW, do të përfshijë projektet prioritare në ujësjellës dhe kanalizime të ujrave të zeza- KUZ. Bashkë me eskepertët në takimin e organizuar, me qëllim prioritarizimin, por edhe vlerësimin teknik, u diskutuan:

Projektet prioritare për investim në ujësjellës:

Zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit përtej qytetit të Shkodrës në zonën e Dobraçit e të Golemit.
Vendosja e matësve të ujit.
Adminstrimi përmes sistemit SCADA.
Zgjerimi i rrjetit në qytetin e Shkodrës me prioritet zonat informale.
Rehabilitimi i pus-shpimeve, rritja e kapaciteteve të rezervuarëve dhe sistemi i pompimit.
Projektet prioritare për investim në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza- KUZ:
Impianti i trajtimit të ujërave të zeza për qytetin e Shkodrës i ndarë në dy faza.
Rehabilitimi dhe zëvëndësimi i kolektorëve ekzistues që kanë nevojë për ndërhyrje.
Zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në Shkodër, në zonën e Dobraçit dhe të Golemit.
Përmirësim i rrjetit ekzistues të KUZ- ve në qytetin e Shkodrës, kryesisht në zonat më të amortizuara.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E LUMIT BUNA REAGON ZV/KRYEMINISTRI MALAZEZ

Pulat e ngordhura që notojnë që disa ditë në lumin Buna kanë sjell edhe reagimin …