FIRMOS MAQEDONASI GLIGOROV, PRITET EDHE RAMADANI

Rradhët e ekipit të Vllaznisë kanë filluar të shtohen tashmë. Ditët e fundit me të janë bashkuar edhe dy lojtarë të tjerë. Njëri prej tyre është mesfushori shkodran Behar Ramadani I cili ndodhet prej dy ditësh në stërvitje dhe ka arritur akordin edhe nga ana financiare me drejtuesit e klubit dhe të hënën do të firmoset kontrata me të. Nga ana tjetër, pasditen e së shtunës ka mbërritur në Shkodër mbrojtësi maqedonas Filip Gligorov. Ai është një lojtar I cili së fundi ka luajtur në Rumani dhe njihet mirë nga ana e trajnerit Jonuz që ka kërkuar ta ketë në dispozicion tek Vllaznia.

Gligorov luan si në krahun e djathtë ashtu edhe në të majtin e mesfushës, por mund të aktivizohet edhe në pozicione të tjera të fushës. Me ardhjen e Ramadanit dhe Gligorov, ka shkuar në katër numri I blerjeve të Vllaznisë sepse më parë kanë firmosur edhe dy ish- futbollistët e Kastriotit, Herald Marku e Dajan Shehi. Në këtë mënyrë, gjërat kanë filluar të marrin për mirë tek kuqeblutë. Por Ramadani dhe Gligorov nuk do të jenë të vetmit që kanë ardhur tek Vllaznia.

Pas tyre pritet të bashkohen me skuadrën edhe lojtarë të tjerë. Nuk bëhen të ditur emrat e tyre por e rëndësishme është që drejtuesit e klubit janë të vendosur për të ndërtuar një skuadër pretendente prandaj dhe nuk do të ndalen në përpjekjet e tyre për të gjetur lojtarët e duhur.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ME MUNGESA DREJT KORÇËS PËR TË MARRË FITOREN

Pas fitores me Luftëtarin dhe ndalesës së Bylisit me Partizanin, diferenca e Vllaznisë me ballshiotët …