Friday , 15 December 2017

FITON GJUKANOVIĒ, SHQIPTARET HUMBIN THELLE

Milo Gjukanoviē si dhe Partia Demokrate e Socialistėve qė drejtohet prej tij, kanė arritur qė tė fitojnė sėrish zgjedhjet parlamentare nė Malin e Zi, por jo me shumicėn e nevojshme pėr tė formuar qeverinė. Partia e Milo Gjukanoviēit, e cila ka dalė dhe e vetme nė keto zgjedhje, ka arritur tė fitojė serish mė shumė mandate sesa partitė e tjera, pasi ka siguruar 36 mandate. Duke ditur aleatėt e pėrhershėm paszgjedhor tė Gjukanoviēit qė janė pakicat boshnjake, kroatėt, shqiptarėt dhe njė nga partitė malazeze, Gjukanoviē duket se nuk do e ketė tė vėshtirė tė krijojė shumicėn e mandateve pėr tė formuar qeverinė e re.

Ndėrsa partia proserbe e Frontit Demokratik e udhėhequr nga Andria Mandiē, e cila ishte dhe shqetėsimi kryesor pėr tė gjitha partitė dhe tė ardhmen europiane tė Malit tė Zi, ka arritur tė marrė 18 mandate. Por, ndėrsa Gjukanoviēi fitoi, kėto zgjedhje ishin njė humbje e madhe pėr faktorin politik shqiptar, qė deri tani ka arritur tė nxjerrė vetėm njė deputet, Genc Nimanbegun nga lista “Shqiptarėt tė Vendosur”.

Humbja e partive shqiptare ishte njė humbje e paralajmėruar pėr shkak tė ndarjeve e pėrēarjeve tė thella mes tyre. Nė Mal tė Zi ka plot 8 parti shqiptare pėr 20 mijė votues shqiptarė qė ka i gjithė Mali i Zi dhe kėto 8 parti nė kėto zgjedhje dolėn me tre koalicione tė ndryshme apo tre lista. Kjo bėri qė shqiptarėt tė kenė momentalisht dhe pėrfaqėsimin mė tė ulet qė kanė pasur ndonjėherė nė kėto 25 vite, me vetėm njė deputet nė Parlament. Nėse shqiptarėt do tė dilnin me njė koalicion tė vetėm do kishin mundėsi tė merrnin deri nė 5 mandate, duke u bėrė vėrtet njė faktor pėrfaqėsues dhe i rėndėsishėm i pakicave shqiptare nė Mal tė Zi.

Lexoni dhe kete

ULQINI PUSHTOHET NGA PUNONJESIT E HUAJ

NĆ« Mal tĆ« Zi kĆ«tĆ« vit janĆ« tĆ« punĆ«suar 47% mĆ« shumĆ« tĆ« huaj se …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
Ɨ
Ɨ
WordPress Popup Plugin