Wednesday , 18 September 2019

FLAMURI SHQIPTAR SERISH PROBLEM NE MAL TE ZI

Ministria e Kulturës së Malit të Zi, do të ngrej padi kundër organizatorëve të Logut të Zojës Grudës, në Tërgajë të Komunës Tuz në Mal të Zi sepse në këtë aktivitet sipas tyre ishin shfaqur vetem simbolet e një vendit tjetër, pa flamurin kombëtar të Malit të Zi. Kjo Ministri u shpreh se ligjet e shtetit të Malit të Zi duhet të respektohen. “Pasi në tubimin e lartëpermendur ishte i shfaqur simboli i shtetit fqinj pa flamurin kombëtar të Malit të Zi, ne do të ngrejmë padi kundër organizatorëve pranë organeve kompetente. Theksojmë edhe një herë që manifestimet kulturore nuk duhet të jenë front për asnjë nacionalizëm, as për shkelje të normave që përcaktohen qartë me rregullat pozitive ligjore të Malit të Zi”,thuhet në komunikaten e lëshuar nga Ministria e Kulturës së Malit të Zi . Nga ana tjetër ka pasur edhe reagime nga forcat politike Shqiptare në Mal të Zi, të cilat kanë kundërshtuar një vendim të Ministrisë së Kultures Malazeze që të padis organizatorët. Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi mund të përdorën vetëm përkrah flamurit malazez, në të kundërt pasohet me masa administrative gjobë.

Lexoni dhe kete

DOM BLEDAR HUBA PËRFUNDON MISIONIN TE ORATORI “DON BOSKO”

Drejtuesi i Oratorit “Don Bosko” në Shkodër, Dom Bledar Huba, ka përfunduar misionin e tij …