Saturday , 20 April 2019

FLASIN FUTBOLLISTËT: NA MUNGOI EDHE FATI NDAJ TURQISË

Panuçi ka marrë përgjegjësitë e veta për humbjen ndaj Turqisë dhe prej kësaj e ka pësuar edhe me shkarkimin nga posti i trajnerit të kombëtares shqiptare, por duhet thënë se edhe futbollistët e saj kanë përgjegjësi në rezultatet e fundit që ka arritur ajo. Në prononcimin e tyre pas ndeshjes me turqit, megjithatë disa prej lojtarëve të intervistuar ia kanë faturuar humbjen mungesës së fatit dhe të tjerë janë shprehur se Shqipëria mund të bëjë më mirë në të ardhmen.

Turqia tashmë është një histori që duhet harruar dhe duhet të presim sjelljen e këtyre futbollistëve por edhe të kombëtares në tërësi, në ndeshjen e së hënës ndaj Andorës. Tashmë pa Panuçin në pankinë do shohin nëse trajneri ishte vërtetë problemi i kësaj kombëtareje, apo atë duhet ta kërkojnë në vend tjetër.

Lexoni dhe kete

“ATLETIK KLUB” E “JUBAN DANJA” NISEN DREJT ROVERETTOS

5 ekipe moshash të “Atletik Klub Shkodra” dhe ai i femrave të “Juban Danja” janë …