Friday , 18 September 2020

FLECKENSTEIN: SHQIPTARËT MERITOJNË ÇELJEN E NEGOCIATAVE NË MES TË 2018!

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein përforcon dhe një herë mesazhin që dha në Shqipëri gjatë vizitës së tij të pak ditëve më parë: Nuk ka kushte shtesë!

“Ky ishte mesazhi që përcolla në Shqipëri si raporter i Parlamentit Europian” shkruan Fleckenstein në një postim në facebook ku pasqyron vizitën e tij në Shqipëri më 19 shtator 2017.

Ai shkruan se ky ishte mesazhi që ka përcjellë edhe gjatë  diskutimeve me presidentin e Republikës, kryetarin e Parlamentit, krerët e grupeve parlamentare dhe ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të brendshëm si dhe me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë.  “Nëse vendi do të vazhdojë me reformat negociatat mund të hapen në gjysmën e parë të vitit 2018.  Shqiptarët shpresojnë dhe e meritojnë atë. Çelja e negociatave nis me një proces shumë-vjeçar të afrimit. Koha e negociatave varet nga implementimi i shumë reformave por njerëzit do të shikojnë: Ne në BE duam të bëjmë progres. Është një rrugë e vështirë, por BE do të ndihmojë!

Lexoni dhe kete

RAPORTI I DASH, REAGON LULZIM BASHA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan …