Friday , 19 January 2018

FLORENC BEQIRI, VDEKJE MISTERIOZE NE FRANCE

Djali është vrarë dhe ne kërkojmë drejtësi, asgjë më shumë, është ky apeli i nënës së Florenc Beqirit,  nga Shkodra i cili humbi jetën në mënyrë të dyshimet në burgjet e Francës. Laureta Beqiri sqaron se komunikimi i fundit me Flornecin ka qenë me 8 dhjetor dhe se ka qenë një polic francez i cili 4 ditë më parë u ka komunikuar atyre lajmin se Florenci është i vdekur.

Një ditë më parë Florenc Beqiri i cili mbahej në jetë përmes aparaturave i është hequr oksigjeni dhe për pasojë ai ka ndrruar jetë. Familja bënë apel  që trupi i pa jetë i Flornecit të sillet në shqipëri.

Florenc Beqiri është arrestuar nga policia Franceze 3 javë më parë pasi nuk kishte dokumentat e qëndrimit në këtë shtet. Sipas familjarëve ai kishte dy vite që është larguar në Shkodra në Francë, ku edhe ka punuar disa kohë. Për tre javë ai është mbajtur në një burg të Marsejes dhe katër ditë më parë ai është dorëzuar nga policia Franceze në spital si i vdekur.

Lexoni dhe kete

ISHTE NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR, ARRESTOHET 22-VJEÇARI NGA SHKODRA

Policia Kufitare Rinas ka ndaluar një të kërkuar ndërkombëtar për vrasje. Kështu, specialistët për Hetimin …