Monday , 16 September 2019

FLUKS HYRJE – DALJE NE MURIQAN

Pika e Kalimit Kufitar të Muriqanit, po përballet me fluks të lartë të hyrje daljeve. Ditët nuk kanë më dallim, fundjavat dhe ditët tjera të javës janë të mbingarkuara nga hyrje daljet. Të huajt por edhe shqiptarët nga Kosova janë numri më I madh I hyrje daljeve në këtë pikë kalimi kufitar.

“Ne jemi nga maqedonia dhe po udhëtojmë drejtë Kroacisë, do kalojmë pushimet atje. Kemi rreth 20 minuta që jemi, është krejtësisht normale.”

“Jemi nga Hollanda, kemi dy muaj që ndodhemi në udhëtim, Ballkani na pëlqen shumë, sidomos natyra. Nuk e dim edhe sa do rrime,. Kemi qëndruar 4 ditë në Shqipëri duke filluar nga Liqeni I Ohrit dhe tani po udhetojme drejtë Kroacisë.”

Në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit po punohet me kapacitet të plotë, janë 9 sportele që janë në funksion të përballimit të fluksi. Fluksi është shumë I lartë në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Muriqan-Sukobinë, sezoni turistik ende nuk ka filluar ndërsa numëri I udhëtareve sa vjen e rritet.

Lexoni dhe kete

VITI I RI SHKOLLOR, 200 MIJË NXËNËS MË PAK NË BANKA KËTË VIT

Tkurrja e popullsisë po ndikon drejtpërsëdrejti në sektorin e arsimit në vend, pasi çdo vit …