Sunday , 17 February 2019

FLUKS I LARTE FEMIJESH NE PEDIATRIN E LEZHES

Numri i fëmijeve të prekur nga virozat gripale në Lezhë ka arritur pikun gjatë kësaj periudhe.80 deri në 100 fëmije në ditë i drejtohen urgjences pediatrike të spitalit për ndihmë mjekësore dhe në shumë raste kapacitet janë të pamjaftueshme për të përballuar fluksin.

Mjeku pediater Mark Marku thotë se deri më tani rastet janë përballuar me sukses, ndërsa mundesia e përhapjes së këtij virusi është mjaft e lartë.

Mjeku pediater Mark Marku apelon për vaksinim të fëmijeve kunder gripit, kryesisht për ata që kanë probleme kronike.

Numri i lartë i fëmijeve të prekur nga virozat gripale pritet të vijoje edhe për disa jave, ndaj dhe bluzat e bardha në Spitalin e Lezhës i kanë paraprire kësaj situate.

Lexoni dhe kete

QYTETARET TREGOJNE ARSYET E PROTESTES PER TV ROZAFA

Qytetarë dhe mbështetës nga e gjithë Shqipëria ishin të shtunën në protestë ndaj qeverisë Rama. …