Wednesday , 30 September 2020

FLUKS PACIENTESH NE URGJENCEN E IMPROVIZUAR TE LAÇIT

Në repartin e urgjencës të improviziuar në Laç paraqiten rreth 100 persona në ditë, për ndihmë mjekësore. Fluksi në këtë përiudhë me viroza të stinës duket se ka tendencë në rritje, dhe sipas mjekëve rastet që janë shfaqur, nuk kanë qenë shqetësuese.

Siptali i Laçit është bërë gati për tu shembur për shkak të dëmtimeve nga tërmeti, ndërsa personeli i mjekeve të urgjencës është zhvendosur në një Qendër Bamirësie dhe shërben si repart urgjence. Për rastet e veçuara pacientët dërgohen për trajtime në spitalin Rajonal Lezhë dhe në rastet më të rënda në kryeqytet.

Mjeku i urgjencës Agron Lala tregon për kushtet që janë ofruar pacientëve në këtë Qendër, referuar situatës së gjendjes që po kalon ky shërbim jashtë mabjenteve të sipatlit. Sipas tij personeli i mjekëve, medikamnetet dhe autoambulancat janë në kushtet normale, gjë që nuk shfaqen problematika për këtë shërbim.

Problem për qytetaret mbetet vizita tek mjeket specialist, pasi klinikat ndodhen të shpërndara në disa zona të qytetit dhe qytetaret janë të painformuar për vendodhjen e tyre.

Lexoni dhe kete

NË MJERIM 10 MUAJ PAS TËRMETIT

Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin me Krujën, janë …