Tuesday , 29 September 2020
Breaking News

FLUKS PUSHUESISH NE PLAZHIN E SHENGJINIT

Fundjava e gjeti zonen turistike të Shëngjinit të mbushur me pushues. Moti i ngrohte me temperatura te larta solli dyndje qytetaresh drejt bregdetit e këtë e tregon dhe trafiku i rënduar përgjatë superstrades Milot-Lezhë si dhe në rrugen drejt Shëngjinit.

Fluksi i automjeteve që vinin kryesisht nga Kosova ishte shumë i lartë, duke krijuar trafik të rënduar gjatë oreve të paraditës. Edhe pse ne kushte pandemia kosovaret vijojne te mbeten besnik të bregdetit të Shëngjinit, duke sjell shprese për turizmin në këtë zonë.

Pjesa më e madhe e bizneseve në Shëngjin i kanë ngritur stacionet e plazhit, por problem mbetet mos zbatimi i protokollove të sigurisë për mbrojtjen nga koronavirusi.

Lexoni dhe kete

PROTESTË E BANORËVE TË FSHATIT HOT I RI

Banoret e fshatit Hot i Ri te Shkodres kane bllokuar per rreth 20 minuta aksin …