Thursday , 9 August 2018
Breaking News

FLUKSI I AUTOMJETEVE NE QYTETIN E LEZHES

Në qytetin e Lezhës makinat lëvizin vetëm në atë drejtim që të tregon polici. Për të menaxhuar trafikun rrugorët u sugjerojnë shoferëve lëvizje të detyruar. Krijimi i një unaze në qytet është zgjidhja e vetme, që qarkullimi të funksionojë normalisht. Hyrja dhe segmenti deri tek rreth rrotullimi i hyrjes së Shëngjinit ka edhe problematikën më të madhe. Nga ora 9:00 deri në orën 11:00 rrugët e Lezhës janë vështirësisht të kalueshme për shkak të trafikut që krijohet.

Në mbrëmje situata rëndohet edhe tek kryqëzimi i Shëngjinit. Për t’ju shmangur kaosit policia rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të minimizojnë lëvizjen përgjatë orarit të pikut të trafikut si dhe të përdorin rrugë dytësore atje ku ekzistojnë. Fillimi i gushtit ka sjellë fluks automjetesh në Lezhë. Një histori që në fakt përsëritet çdo vit dhe që shoqërohet me bllokime të lëvizjes, pasi sistemi rrugor është i papërshtatshëm për të përballuar këtë qarkullim. Pavarësisht ndërhyrjeve të bashkisë për të normalizuar situatën me parkingjet, pamje me varg automjetesh në hyrje dhe daljet e Lezhës do të jenë edhe për shumë ditë.

Lexoni dhe kete

RRITJA E TEMPERATURAVE, FLUKS NE URGJENCEN E SPITALIT TE SHKODRES

Rritja e temperaturave në ditët e fundit ka shtuar edhe numrin e vizitave pranë Spitalit …