Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

“FORCA E KRIMIT NË SHKODËR SI KURRË MË PARË!”

Ngjarjet e fundit në Shkodër vijojnë të jenë në fokus të Partisë Demokratike. Ka qenë sërish ish deputetja e PD Izmira Ulqinaku, që ka reaguar përmes një postimi në facebook, për krimin në Shkodër.

“Forca e krimit në Shkodër si kurrë më parë! Vazhdon saga e përplasjeve.
Qyteti është nën presion e gjithë frikë! Digjen automjetet në mes të qytetit dhe ngjarja mbulohet e fshihet! Shteti ka rënë!
Ndërkohë që sipas Kryeministrit, OFL dhe anti-KCK po bëjnë punë në mënyrë të shkëlqyer, bandat procesojnë në qytete të lira e të pashqetësuara.

Ku është Policia e Shtetit?!
Ku është Ministria e Brëndshme?!
Po paguhen me taksat tona, ndërkohë që nuk funksionojnë sipas ligjit, por si zyra avokatie të kriminelëve!

Përsa i përket Edi Ramës, i cili nuk ka bërë kurrë punën kryeministrit, por të këngetarit e të aktorit ordiner, nuk kam çfarë i kërkoj tjetër por IK dhe liro Shtetin nga llumi ku po e zhyt dita ditës. Rama Ik.” – shkruan Ulqinaku.

Lexoni dhe kete

META: DO MARRIM ME QETËSI ÇMONTIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT

Pjesëmarrës në këtë grusht shteti është vetë qeveria dhe gjysmë-parlamenti. Presidenti Ilir Meta ka vijuar …