FORCA TE FRONTEX NE PIKEN KUFITARE TE MURIQANIT

Afrimi i sezonit turistik vijon të sjellë fluks të automjeteve në pikën kufitare të Muriqanit. Edhe pse kjo e dielë nuk ka shënuar hyrje-dalje të shumta te automjeteve, një ditë më parë, e shtuna ka pasur më shumë qarkullim. Sipas të dhënave, gjatë së shtunës ka pasur 5.951 hyrje-dalje të shtetasve, ndërkohë 1.600 hyrje-dalje të automjeteve. Nga këto kanë hyrë 906 shqiptarë dhe kanë dalë 1870 përsona. Ndërkohë përsa i përket shtetasve të huaj, kanë hyrë 1.651 shtetas dhe kanë dalë 1.524.

Por, gjatë kontrolleve të ushtruara në këtë pikë kufitare vihen re edhe forca të FRONTEX. Policë të Agjencisë Evropiane të Kufijve, janë vendosur pranë kësaj pike në ndihmë të policisë shqiptare dhe asaj malazeze. Kjo pasi Shqipëria ka rënë dakort që kufijtë detarë dhe tokësorë të saj të kontrollohen nga misioni Frontex i Bashkimit Europian.

Policë francez, gjermanë, lituanez, por edhe të vendeve të tjera ushtrojnë kontrolle edhe për azilantët që kanë pasur më herët probleme ne vendet e BE.

 

Lexoni dhe kete

KULTIVIMI I BIMEVE NARKOTIKE, VIJOJNE KONTROLLET NE ZONEN E POSTRRIBES

Policia e Shkodrës vijon kontrollet në zonë e Postrribës. Prej më shumë se 1 muaj, …