Tuesday , 19 November 2019

FORCAT E ARMATOSURA, FUSHATË PROMOVUESE NË SHKODËR

Në Shkodër këtë të premte ka mbërritur qendra e personel-rekrutimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të zhvilluar një fushatë promovuese me të rinj të qytetit për mundësitë dhe për fitimet që ato do të kenë pasi të bëhen pjesë e radhëve të këtyre forcave. Rreshterja Isilda Struga thotë se nga kjo fushatë do të përfitojnë 312 të rinj në drejtimin ushtar/detar aktiv dhe 18 të rinj të cilët mund të përfitojnë nga programet e NATO-s për të studiuar në Amerikë.

Ndërkohë, fushatës së rekrutimit të të rinjve iu bashkua edhe banda frymore e Forcave të Armatosura të cilët përformuan nga prefektura e Qarkut Shkodër deri në pedonalen e këtij qyteti. Regjistrimet për t’u bërë pjesë e ushtarë/detarëve aktiv të Forcave të Armatosura do të jenë të hapura deri në datën 31 dhjetor të vitit 2019.

Lexoni dhe kete

RESTAUROHET KISHA E “SHEN PREMTES” NE BALLDRE

Kisha e “Shën Premtes” në Balldre të Lezhës monument kulture i kategorisë së parë i …