Monday , 26 October 2020

VLLAZNIA, NDAJ TEUTĖS NDRYSHIME NĖ FORMACION

Pragndeshja me Teutėn po shoqėrohet nga lajme pėrgjithėsisht tė mira nė kampin shkodran sa i takon kontigjentit tė lojtarėve tė gatshėm. Prej 4 javėsh, mbrojtėsi i majtė Antonio Marku kishte shfaqur probleme nė gjurin e majtė por duket se tashmė i ka kaluar dhe nuk pėrjashtohet mundėsia qė nė takimin e rradhės, ta nisė nga minuta e parė.

Sa i takon mesfushorit Bardulla, pėr tė ka ende njė dilemė. Nė ndeshjen me Laēin, u detyrua tė largohej nga fusha e lojės pas njė dėmtimi nė minutėn e 32-tė tė takimit. Njė ndėrhyrje e rėndė e njėrit prej lojtarėve kundėrshtarė qė e ka goditur si nė kėmbė, ashtu edhe nė stomak, ka bėrė qė mesfushori ta kishte tė pamundur vazhdimin e lojės. Stafi mjekėsor ėshtė marrė me tė gjatė kėtyre ditėve por ende nuk ėshtė vendosur nėse do luajė apo jo.

E rėndėsishme ėshtė se shqetėsimi kryesor i stafit teknik, ai i mbrojtėsit tė majtė, po shkon drejt rregullimit. Mungesa e Markut prej disa ndeshjes, ka shkaktuar njėfarė kaosi tek kuqeblutė. Cungu ishte detyruar tė kalonte Gocajn nė kėtė krah dhe tė aktivizonte herė Gurishtėn e herė Pjeshkėn nė tė djathtin por tė dy shfaqėn probleme. Antonio Marku fillimisht u mendua se do t’i nėnshtrohej njė ndėrhyrje kirurgjikale nė menisk por pas shumė konsutash, mjekėt dolėn nė pėrfundimin se dėmtimi mund tė kalohej me terapi. Dhe kėshtu ndodhi. Gjendja e sportistit ka ardhur duke u pėrmirėsuar madje tė hėnėn ndaj Laēit, ka qenė nė stolin e rezervave dhe mbase tė dielėn do tė jetė nė fushė ndaj durrsakėve.

Lexoni dhe kete

HIDHET SHORTI, VLLAZNIA FEMRA PƋRBALLƋ KAMPIONES TURKE

Vllaznia e femrave ka mƋsuar emrin e ekipit kundershtar ne turin e pare te Liges …